Papa për Trumpin: Le të presim dhe shohim

0
54

Papa Françesku ka thënë sot se ai nuk do të japë mendim rreth Donald Trumpit derisa së pari t’i shohë se cilat janë politikat specifike që presidenti i ri amerikan do t’i zbatojë.

Të premten, derisa Trump po e merrte zyrtarisht detyrën e presidentit, Françesku i kishte bërë thirrje atij që të udhëhiqej nga vlerat etike, duke thënë se Trump duhet patjetër të kujdeset për të varfëritë dhe të dëbuarit gjatë mandatit të tij, transmeton Express.

“Mendoj se duhet të presim dhe shohim. Nuk më pëlqen t’i gjykoj njerëzit para kohe,” ka thënë Françesku për gazetën spanjolle “El Pais”. EX

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here