Mourinho thyen traditën e United, ja cfarë ka bërë këtë herë

0
166

Jose Mourinho në një mënyrë apo në një tjetër gjithmonë është protagonist. Këtë radhë i ka habitur të gjithë me kërkesën që ka ndaj klubit. Nuk ka të bëjë me merkaton apo diçka që i përket fushës së lojës, por “shpikja” e tij e radhës ka të bëjë me fëmijët që mbledhin topat jashtë kufijve të fushës gjatë ndeshjeve të skuadrës së Mançesterit në stadiumin “Old Trafford”.

Që prej ndeshjes me Liverpulin, rreth e rrotull fushës së stadiumit të Mançesterit do të jenë futbollistët e skuadrës U-16 të Junajtidit që do të mbledhin topat. Historikisht këtë detyrë e bënin fëmijët që i viheshin në dispozicion klubit nga Fondacioni “Mançester Junajtid”, por Murinjo tashmë e ka thyer këtë traditë.

Këtë vendim ai e ka sqaruar me faktin se fëmijët që vinin nga fondacioni ishin shumë të ngadaltë në veprimet e tyre për të rikthyer topin në lojë dhe në këtë mënyrë e penalizonin skuadrën në aksionet sulmuese.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here