U shpërthen granata teksa kryejnë punime, vdes 22-vjeçari

0
150

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në fshatin Vërdovë të Pogradecit, ku ka humbur jetën një 22-vjeçar, ndërsa ka mbetur i plagosur daja i tij, shkruan BalkanWeb.
Shkak është bërë shpërthimi i një granate, teksa dy personat, dajë e nip, ishin duke ndërhyrë në tubacionet e ujësjellësit.

Granata, e cila ka shpërthyer, mësohet se ndodhej në avllinë e banesës së tyre. Fillimisht dajë e nip kanë mbetur të plagosur rëndë, dhe janë dërguar në Spitalin e Traumës në kryeqytet, por 22-vjeçari Endi Guce, nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra.

Në gjendje të rëndë ndodhet daja i Endrit. Sakaq, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje të rëndë

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here