LSI konventë zgjedhore në Bashkinë e Tiranës, Luan Rama: Shans për të gjithë

0
196

Lëvizja Socialiste për Integrim zhvilloi konventën zgjedhore për degën e njësisë administrative numër 7 në Bashkinë e Tiranës. Kjo konventë u zhvillua në kuadër të zgjedhjeve të brendshme në strukturat e LSI-së për qarkun e Tiranës nga ku do të zgjidhet Kryetari i ri për degën e kryeqytetit si edhe Komiteti i ri Drejtues për degën e LSI Tiranë.

Të pranishëm në konventën e njësisë administrative numër 7 ishin dy nënkryetarët e LSI-së, Luan Rama dhe Kejdi Mehmetaj, si edhe Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Endrit Braimllari. Në fjalën e tij, nënkryetari i LSI-së, Luan Rama theksoi se Lëvizja Socialiste për Integrim është forca politike e cila solidarizohet me qytetarët gjë e që dallon anë nga partitë e tjera.

thumbnail_IMG_9771

“Lëvizja Socialiste për Integrim ka një vlerë që nuk e kanë forcat e tjera politike dhe që kjo është më e spikatur dhe që ka të bëj me solidaritetin. Ne jemi një forcë e solidaritetit. Ne jemi forcë politike që ju gjendemi dhe jemi pranë njerëzve. Sfida jonë e vetme janë hallet, shqetësimet dhe interesat e qytetarëve. Me siguri e kemi dëgjuar fjalimin që mbajti Presidenti i ri SHBA-ve dhe ajo që çfarë bënte përshtypje ishte solidariteti. Ne kemi vlerë dhe duhet të demonstrojmë të gjithë fuqinë tonë në solidaritetin, në humanizmin dhe në bashkëveprimin me të gjithë qytetarët. Të parët janë qytetarët dhe LSI-ja është forca për t’i shërbyer qytetarëve”,- tha Luan Rama.

thumbnail_IMG_9768

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari shpjegoi procesin e zgjedhjeve brenda degës së LSI-së për Tiranën e cila pati fillimin e saj nga njësia administrative numër 7. “Unë dua të ndalem pak tek procesi i organizimit të zgjedhjeve jo vetëm në njësinë shtatë por në të gjithë Tiranën. Ne mbyllem fazën e parë të organizimit të zgjedhjeve ku thelbi kryesorë kishte të bënte me zgjedhjet e kryetarëve të organizatave që do të jenë pjesë e konventës së Tiranës ku do të zgjidhet ekipi i ri drejtues i Tiranës, pra kryetari ose kryetarja e re e Tiranës dhe komiteti drejtues i LSI-së për të gjithë Tiranën”,- u shpreh Endrit Braimllari.

thumbnail_16174958_1429319943747926_7576197043606583181_n

Lidhur me procesin, Sekretari i Përgjithshëm nënvizoi faktin se LSI është një forcë politike e cila qëndron pranë qytetarëve dhe të gjithë procesin e riorganizimit e bëri duke zbatuar parimet e kolegjialitetit dhe meritokracisë. “Por edhe ky proces tregoi kolegjialitetin e plotë që ekziston brenda LSI-së. Forca e LSI qëndron tek njerëzit thjeshtë, qëndron tek solidariteti, tek bashkëpunimi, tek fryma e ekipit dhe tek dëshira maksimale për t’i shërbyer çdo qytetari. LSI do të ketë një rrugëtim shumë të fortë dhe shumë të suksesshëm sepse LSI ka dy parime kryesore, që është vëmendja kryesore tek organizata e partisë, tek baza, tek anëtarët që punojnë çdo ditë, dhe tek meritokracia”,- tha Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së.

Nënkryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Kejdi Mehmetaj në fjalën e saj ndaloi tek vija politike të LSI-së e cila është në drejtimin e duhur dhe për këtë, rezultatet e zgjedhjeve të 18 qershorit do të jenë të jashtëzakonshme për LSI-në. “Kur kemi vijën politike, jam e bindur se rezultate e datës 18 qershor do të jenë të jashtëzakonshme. Siç e kemi thënë, pritshmërinë tona janë shumë të mëdha dhe për këto pritshmëri puna nuk duhet të ndalojë për asnjë moment. Ndaj me një organizim të tillë, me këtë komitet drejtues, me gjithë të zgjedhurit e organizatave dhe me drejtuesit e rinj të njësisë këtu, besoj se puna do të jetë jashtëzakonisht shumë e mirë”,- u shpreh nënkryetarja e LSI-së.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here