FOTOT/ Në burgun e tmerrshëm, ku në dy javë janë vrarë 26 persona

0
211

Burgu i frikshëm i Alcacuz-it në Brazil tani kontrollohet nga banda të rrezikshme, të cilat pa mëshirë urdhërojnë vrasjen e rivalëve të tyre me prerje koke. Autoritetet e kanë shumë të vështirë që të kontrollojnë këtë vend ku vuhet dënimi, i përfshirë totalisht nga dhuna. Brenda dy javësh në Alcacuz janë vranë 26 persona. Për më tepër që bandat e rrezikshme marrin peng edhe gardianët,shkruan Tema.Pamjet shokuese nga burgu i qytetit të Natal-it tregojnë kokat e prera të anëtarëve të bandave të shpërndara në oborrin e burgut, ndërsa gjaku është përzier me pluhurin.

Në një tjetër video, të burgosur të rrezikshëm që mbajnë në duar thika të bëra vetë shfaqen duke konsumuar drogë, ndërsa kanë lidhur një gardian gjatë trazirës së ndodhur në fillim të javës së shkuar.

Në këtë burg kanë ndodhur disa herë arratisje të jashtëzakonshme. Edhe përplajset e bandave kanë qenë mjaft të dhunshme, ndërsa ekzistojnë filmime për ekzekutime brenda mureve të tij.

Alcacuz është shembulli perfekt i sistemit të kalbur brazilian të burgjeve, ku nga fillimi i vitit janë vrarë në të gjithë vendin 140 persona.

burg-2-1 burg-6 burg-3-1 burg-4-1 burg-5-1 burg-7 burg-6-1

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here