“Fenomeni” lajmëron rikthimin në fushën…

0
190

Nga fusha e vërtetë tek ajo virtuale. Ronaldo ka lajmëruar në profilin e tij zyrtar në Instagram se do të ndërmarrë një aventurë të re. Ish-sulmuesi i Real Madrid dhe Inter do të investojë te lojërat virtuale dhe do të bëhet ortak i Cnb e-Sports, një nga emrat më të mëdhenj në botën e lojërave elektronike, në Amerikën e Jugut. “Do të investojmë tek ekipi, – ka shkruar Ronaldo, – dhe do të ndjekim këtë fenomen të internetit që vetëm në e-Sports, që ka më shumë se 70 milionë telespektatorë në të gjithë botën dhe që në 2015-ën ka prodhuar 610 milionë dollarë mes investimesh, sponsorizimesh dhe shpërblimesh për lojtarët”.Lojtarët online tani po paguhen që të luajnë për klubet profesioniste në lojën virtuale dhe efekti eSports, që nisi në Korenë e Jugut, tani po rivalizon sportet tradicionale kur flitet për të tërhequr adoleshentët. Një kampionat i organizuar në Seul ka tërhequr 40,000 spektatorë dhe këto numra do të vazhdojnë të rriten në vitet e ardhshme. Atëherë pse skuadra të Premier League po investojnë kohën dhe paratë e tyre për lojtarë që t’i përfaqësojnë në këto lojëra virtuale? Për të tërhequr një audiencë plotësisht të re. 90% e ndjekësve të eSports janë meshkuj mes moshës 18 dhe 24 vjeç, kështu që skuadra si Manchester City dhe West Ham shpresojnë që t’i kthejnë këta ndjekës në tifozë të futbollit.Ligue 1 ka krijuar një e-Ligue ku 20 klubet e kampionatit francez do të sponsorizojnë dy lojtarë të FIFA-s që do të marrin pjesë në kampionatin virtual, me fituesin që do të kualifikohet te një Ligë Europiane. Loja e interaktive e Kupës së Botës së FIFA-s, në të cilën lojtarët mund të kualifikohen duke ngjitur vendet në renditje nga komforti i shtëpive të tyre në Ultimate Team, është loja më e ndjekur virtuale./telesport

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here