Takime në Washington, Basha: Kemi mbështetjen e Fondacionit Heritage për çlirimin e ekonomisë

0
123

Kryedemokrati Lulzim Basha është takuar ditën e djeshme me Presidentin e Fondacionit Heritage, Senatorin Jim DeMint. Në reagimin e tij, pasi këtij takimi Basha bëri me dije se u diskutua për për çlirimin e ekonomisë shqiptare nga monopolet dhe krijimin një ekonomie tregu. Shefi i opozitës konfirmoi mbështetjen e Presidentit DeMint  dhe të Fondacionit Heritage.

“ Dje në drekë takova Presidentin e Fondacionit Heritage, Senatorin Jim DeMint. Folëm për reformat për çlirimin e ekonomisë shqiptare nga monopolet, oligopolet e klientelizmi dhe krijimin e një ekonomie të vërtetë tregu. Mora premtimin e Presidentit DeMint se në këto përpjekje do të kemi ekspertizën dhe mbështetjen e Fondacionit Heritage.Heritage është një ndër institucionet më të rëndësishme amerikane të studimit të politikave publike, i cili harton çdo vit Indeksin e Lirisë Ekonomike në Botë, treguesi kryesor për matjen e lirisë ekonomike në mbi 186 vende. Ekspertiza e Heritage do të jetë një ndihmë e çmuar për Shqipërinë,” – u shpreh Basha.

Në ceremoninë e djeshme të organizuar nga ky fondacion, Basha  u takua edhe me drejtuesin legjendar të Kongresit Newt Gingrich, aktualisht një ndër këshilluesit më të afërt të Presidentit Trump. “ Dje paradite isha i ftuar në ceremoninë e organizuar nga Fondacioni Heritage për inagurimin e Presidentit Trump, ku merrnin pjesë disa nga figurat më të rëndësishme politike dhe intelektuale të republikanëve dhe të djathtës amerikane, në përgjithësi.

basha 2

Folësi kryesor në aktivitet ishte drejtuesi legjendar i Kongresit Neët Gingrich, aktualisht një ndër këshilluesit më të afërt të Presidentit Trump,” – tha lideri i PD – së, në reagimin e tij, në Facebook.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here