I është zhdukur vajza prej 3 vitesh, babai i vë flakën vetes brenda zyrave të policisë

0
148

Një 57 vjeçar ka tentuar t’i japë fund jetës duke duke i vënë flakën vetes. Ngjarja ka ndodhur në Fier, në ambientet e Zyrës së Shërbimit për Qytetarët në policinë e qytetit rajonal.

policia-naten-620x330

Mesohet se i demtuari është dërguar në spital dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve. Sipas burimeve te Policise, pak kohe me pare, gruaja e tij ka bere denoncim se në vitin 2014 i është larguar vajza nga banesa dhe dyshon se mund të shfrytëzohet për prostitucion jashtë shtetit.

Informacion paraprak nga Policia e Fierit:

Më datën 19.01.2017, rreth orës 13:00, ka hyrë në ambientet të Zyrës së Pritjes së Qytetarëve në Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, shtetasi M.S, 57 vjeç, banues në Levan, Fier, dhe pa komunikuar me personelin e shërbimit, ka tentuar të djegë veten me benzinë.

Falë ndërhyrjes së shpejtë të Shefit të Sektorit të SHCBA, dhe personelit të zyrës së shërbimit të qytetarëve u bë e mundur fikja në kohë e flakëve duke shpëtuar kështu jetën e këtij shtetasi, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Lidhur me këtë ngjarje ju sqarojmë se bashkëshortja e shtetasit të lartëpërmendur, më datën 20.09.2016 ka kallzuar pranë DVP Fier se në vitin 2014 i është larguar vajza nga banesa dhe dyshon se mund të shfrytëzohet për prostitucion jashtë shtetit.

Për këtë kallzim janë kryer të gjitha veprimet proceduriale si nga ana e policisë ashtu edhe nga ana e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier.

Për ngjarjen e ndodhur sot, janë duke u kryer të gjitha veprimet proceduriale dhe hetimore nga ana e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here