Fshati i dashuruar me “denarin”: Një nuse me letra për të mbyllur ca halle

0
450

Në Forinë në Maqedoni

Martesat e djemve, me vajza të cilat u sigurojnë dokumente në Zvicër dhe një jetesë me kushte të mira ekonomike

Enida Vërça

Dasma konceptohet si vendimi i përbashkët i dy të rinjve, për të marrë në konsideratë vazhdimin e jetës bashkëshortore. Një short i përbashkët mes femrës dhe mashkullit për krijimin e familjes në vazhdimësi. Ndodh  që marrëdhënia të krijohet me lajmësi, ku palët nuk njihen me njëri-tjetrin dhe është një i tretë në mes i quajtur “shkes” ose me dashuri, nga konsensusi i përbashkët i të rinjve për të vazhduar jetën së bashku.  Në të dyja rastet, kriteri kryesor që synohet të përmbushet, janë mirëkuptimi dhe dëshira për një jetë sa më të lumtur përkrahë njëri-tjetrit. Por jo gjithmonë është kështu dhe jo gjithmonë synohet e mira shpirtërore dhe të pasurit dashuri bashkëshortore. Ndodh që dashuria  të shkëmbehet dhe antivlera me e madhe e saj është vlera e   të ngrohurit  xhepin me ca kartëmonedha shumëngjyrëshe. Kjo ndodh në fshatin Forinë, në qytetin e Gostivarit, pjesë e  kësaj Komune në Republikën e Maqedonisë.  Një vend ku traditat ruhen me fanatizëm të thellë, ku dinari merr dhenë dhe tupani shemb malet në gëzimin e madh në dasmën e djalit. Vendi ku nusja mbulohet me florinj dhe çmimi i tyre vlen sa vlera që ato mbartin mbi supe. Një nuse, e cila i siguron djalit të familjes një pasaportë të sigurt në Zvicër, ku dhe njihet si vendi më i lakmuar sot në botë, për shkake të mirëqenies ekonomike.

Rrëfehet i riu

H, 25 vjeçari nga fshati Forinë tregoi për martesën e tij, me një shqiptare e cila jeton në Zvicër, nga i njëjti fshat: “Sapo mbarova studimet, familja ime vendosi fatin tim duke u përmbushur zakoneve të fshatit. Këtu tek ne funksionon kështu, nuk duhet ti kalosh të 25-sat dhe nuk mund të lidhësh jetën me njeriu që ti dashuron, apo pëlqen. Të gjithë djemtë e fshatit tonë, janë martuar me vajza të cilat kanë letra në Zvicër dhe kanë një pasuri të konsiderueshme”. Pra nëse djemtë nuk martohen me vajzat që zgjidhen nga familjarët dhe nuk kanë disa dokumente apo dinar për të siguruar jetën, ata mohon nga familjarët. Mes lumturisë së tyre dhe asaj të familjes të gjithë detyrohen të zgjedhin një nuse me letra, që është në kushtet më të mira për një jetë të sigurt. I sapomartuari vazhdon: “Nga kjo martesë unë apo shokët e mi kanë siguruar dokumente, me nënshtetësi të jashtme. Me këtë nuse që më zgjodhën prindërit  u mbyllen shumë halle që ne kishim. Një nuse me letra më siguron  qëndrim të sigurt në Zvicër, një shumë të madhe me para në pak vite dhe ca të mira material, që ndoshta nuk do ti kisha asnjëherë.”

Ne moshën 25-vjeçare,  djemtë e fshatit  bëhen me nuse, shtëpi, letra dhe para pa fund. Hallet marrin fund dhe lumturia prek pak nga pak ndjenjat. Të rinjtë e konsiderojnë si një zgjedhje e cila vjen si pasojë e sigurimit të jetesës për të ardhmen. Sipas tyre, është shumë e rëndësishme të ndërtosh një jetë, ku ekonomia të jetë me shifra të larta. “Standardi i jetesës është shumë i rëndësishme”, deklarojnë ata.

Flasin familjarët dhe fshatarët e zonës  mbi realitetin

Nga ana tjetër, prindërit e shikojnë si një traditë të moçme ku duhet t’i përmbahen. Është një zakon i lashtë  dhe nuk mund të shkelet nga askush.  “Djalit tim, ja kam zgjedhur unë nusen. Askush nuk mund të më turpëroj mua dhe fshati të më bëj me gisht, që djali im nuk i besoj zgjedhjeve të mija, apo t’i kundërshtoj vendimet tona. Është e rëndësishme që gjyshja, nëna, babai, familjarët të kënaqen. Jemi njerëz me cipë ne fytyrë dhe për të rrojmë”, pohon 55-vjeçari, babi i tre djemve në këtë fshat. Por ka dhe nga ata të cilët nuk e duan këtë traditë dhe e kundërshtojnë pa “zë”, duke qenë se realiteti mbetet i paprekshëm. Janë motrat e vëllezërve të cilat thanë se do donin të largoheshin nga ky vend në mundësin e parë që u jepej. Sipas tyre një martesë e tillë për vëllezërit, nuk është zgjidhje e drejtë. Ata kanë të drejtë të arsimohen dhe pas diplomimit të ecin vetë ne jetë, të investojnë për të ardhmen e tyre me forcat e tyre. “Vëllai im, ashtu si gjithë djemtë e tjerë u martua, në fakt u “shit” për një palë letra dhe për dinarët e kunatës sime tashme. Unë nuk mund të kundërshtoj, sepse nga anët tona, vajzat nuk flasin. Por ajo që di të them, është që lotët e vëllait nuk i harroj dot. Më përqafonte dhe më thoshte, se e kishte zemrën diku tjetër. Por zakonet skeptike i ndryshuan ndjenjat. Vëllezërit tanë marrin një bashkëshorte, ku shorti më i  madh janë letrat, shorti i tyre i përbashkët ” u shpreh  motra e djalit  në lidhje me aktualitetin e kësaj zone. Për banorët e fshatit kjo zgjidhje në këtë mënyrë për djemtë e tyre vjen si pasojë e varfërisë dhe kushteve ekonomike shumë të këqija.

Pjesa më e madhe e fshatrave merren me blegtori  dhe bujqësi. Të ardhurat që sigurohen nga këta  sektor janë shumë të pakta. Familjet kryesisht janë  me një numër të madh pjesëtarësh duke e bërë përballim e jetesës edhe më të vështirë. Banorët ankohen shpesh herë për prodhimet të cilat ua shesin qyteteve të mëdha si Tetova apo kryeqytetit, Shkupit, me një çmim shumë të lirë, duke mos siguruar as kostot e prodhimit. Kjo është një ndër arsyet e cila i bën të rinjtë e kësaj zone të marrin vendime të tilla në jetë. Duke dal nga gjendja e keqe ekonomike dhe duke e konsideruar këtë veprim si një zakon ku fshati e “zbaton” me fanatizëm.

 

Në këtë mënyrë karakteret thyhen dhe vlera njerëzore paguhet. Në Gostivarin e çuditshëm! Një retrospektive në vite! Duket se çdo gjë ka mbetur aty ku filloj.  Nëse do pohojmë se njerëzimi ka ecur para,  kjo këto fenomen që vazhdojnë të jenë edhe në vitin 2017, dëshmojnë se  çdo që ka mbetur akoma aty ku nisi. Filizat e vjetra  transmetojnë dorezën e stërlashtë edhe tek ato të  rejat. Mendime të plakura në këtë fshat. Njerëz  të cilët kanë mbetur akoma tek ndezja e zjarrit me vajguri dhe pse qarkullojmë tabletat dhe iphonat nëpër duar.! Vlera jetësore te humbura dhe zakone të pashkruara. Ndjenja të cilat marrin forma dhe dashuria skalitet me parametra “kodi  etikë” të Forinës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here