VIDEO/ Shiu i lag syzet Tahirit, prefekti i ‘serviloset’: Merr shaminë time

0
157

Nga qyteti i Gjirokastrës, ministri i Brendshëm Saimir Tahiri i ka bërë sërish thirrje qytetarëve që të dorëzojnë armët. Teksa merrte pjesë në inaugurimin e Zyrës së Shërbimeve Qytetare, ku ishte i pranishëm dhe Drejtori i Policisë së Shtetit Haki Çako, Tahiri pohoi se dorëzimi i armëve është objektivi i qeverisë për 2017-ën.

Ndërkohë, batutat ministri nuk i ka kursyer edhe gjatë një ceremonie të dorëzimit të armëve në shkollën “Asim Zeneli”. Gjatë kohës që ministri bashkëbisedonte me qytetarë, të cilët po dorëzonin dhe armët, ai është gjendur në vështirësi pasi reshjet e shiut kanë bërë që ai të heq syzet, pasi u lagën.

Por, në ndihmë i ka ardhur prefekti Flamur Bime, duke iu ‘servilosur’, ka nxjerr nga xhepi një shami dhe ia ka drejtuar ministrit, duke i thënë: “Merre se është e pastër”. Tahiri nuk ka bërë ‘rezistencë’, ndërsa me qetësi ka fshirë syzet e më pas ka pohuar: “Ku i mbushet mendja shqiptarëve të dorëzojnë armët. Por ne do e bëjmë, do ua mbushim mendjen”. Më tej ai ka vazhduar: “Edhe hashashin do e zgjidhim”./bw

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here