Rrëfehet rrobaqepësi: Kam abuzuar seksualisht 500 fëmijë

0
203

Një rrobaqepës 38-vjeçar nga Nju Delhi është rrëfyer se i ka abuzuar seksualisht 500 fëmijë gjatë një periudhe 12-vjeçare, njofton policia indiane.

Sunil Rastogi, i cili dyshohet se cak i kishte vajzat e moshës mes shtatë dhe 10-vjeçe, ka pohuar se synim e ka pasur t’i sulmonte seksualisht më shumë se 2.500 fëmijë gjatë asaj kohe, thotë policia, transmeton Express.

Rastogi raportohet se i kishte grabitur vajzat e reja gjatë kohës kur ato po ktheheshin në shtëpi nga shkolla në zonat e Nju Delhit.

“I akuzuari i ka thënë policisë se shënjestër i kishte vajzat e mitura. Kurdo që gjente ndonjë vajzë të mitur rrugës për në shtëpi nga shkolla, ai e ngatërronte me pretekstin se babai i saj e kishte dërguar atë për t’i dërguar asaj rroba apo mjete tjera për ta dërguar në ndonjë vend të izoluar,” ka thënë zv/komisionari i policisë indiane, Omvir Singh Bishnoi.

Ai u kap pasi ishte parë duke e ngacmuar një nëntë vjeçare.

Policia ka nisur një hetim për këtë rast.

Zakonisht, raste të tilla kalojnë pa u raportuar në Indi./Express/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here