Lista e plotë/ Kontrata pune për 2 225 punonjës në institucionet publike, numri më i lartë në tatime e legalizime

0
316

 

 

Përgjatë viti 2017 referuar vendimit 2 mijë e 25 punonjës do të jenë me kontratë të përkohshme ndërsa 200 do të jenë praktikantë

 

Sejrie Baleta

Qeveria shqiptare ka miratuar numrin e punonjësve dhe praktikantëve që do të punojnë me kontratë të përkohshme në institucionet publike përgjatë vitit 2017. Referuar vendimit, këtë vit numri do të jetë 2 mijë e 225 punonjës, ku 2 mijë e 25 punonjës do të jenë me kontratë të përkohshme ndërsa 200 do të jenë praktikantë.  Mbulimi i efekteve financiare për punonjësit e kontraktuar bëhet nga shpenzimet korrente, të miratuara në buxhetin përkatës të vitit 2017, të njësive të qeverisjes qendrore.  Referuar listës, rezulton se numrin më të lartë të punonjësve me kontratë e kanë Drejtoria e Tatimeve dhe Agjencia e Legalizimeve.

 

Financimi

 

Për punonjësit e Agjencisë së Legalizimit, Urbanizimit dhe Integrimit të Zonave/Ndërtimeve Informale (ALUIZNI), Drejtorisë së Dëmshpërblimit të ish-të Përndjekurve Politikë dhe për praktikantët e Programit Kombëtar të Praktikave të Punës, “Për vendosjen e standardeve të shërbimeve dhe aktiviteteve sezonale/të përkohshme për ministritë dhe institucionet buxhetore”.

 

Përjashtimisht, pagesa për mjekët e kontraktuar të Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë i referohet vendimit përkatës të pagave për sistemin shëndetësor dhe pagesave për punonjësit e kontraktuar për Qendrën e Transferimit të Teknologjisë, Agjencinë Kombëtare të DuhanCigareve dhe Entin Shtetëror të Farave dhe Fidanëve, në Ministrinë e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, për shkak të veçorisë së punës, përllogaritet sipas volumit të punës së kryer dhe paguhet sipas preventivit përkatës.

 

Përjashtimisht, punonjësit, të cilët merren me anketime të ndryshme të Institutit të Statistikave dhe Ministrisë së Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, punonjësit që përfshihen në procesin zgjedhor, nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, instruktorët e qendrave të Formimit Profesional si dhe mësuesit në dispozicion, në arsimin parauniversitar dhe arsimin profesional, nuk përfshihen në këtë vendim.

 

Mbulimi i efekteve financiare për punonjësit e kontraktuar bëhet nga shpenzimet korrente, të miratuara në buxhetin përkatës të vitit 2017, të njësive të qeverisjes qendrore. Për punonjësit e kontraktuar të Shtëpisë së Pushimit Durrës (të MPB), Shtëpisë së Pushimit të SHISH-it dhe Shërbimit Gjeologjik Shqiptar, efektet financiare përballohen vetëm nga të ardhurat e vetë institucionit. Për punonjësit e kontraktuar për ALUIZNI-n dhe qendrat e Formimit Profesional, përballohen pjesërisht nga të ardhurat dhe pjesërisht nga fondet buxhetore, të miratuara për vitin 2017. Për punonjësit që përfshihen në procesin zgjedhor të qeverisjes qendrore, efektet financiare përballohen nga fondi i miratuar për zgjedhje, për vitin 2017, për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

 

ÇFARË DOKUMENTACIONI MË DUHET PËR TË APLIKUAR
Nëse nuk ke statusin e nëpunësit civil dhe po aplikon për t’u bërë pjesë e shërbimit civil, të duhen dokumentet e mëposhtme:

1. Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin-tip që e gjeni në linkun: http:// www.dap.gov.al/legjislacioni/ udhezimemanuale.

2. Fotokopje të diplomës (përfshirë edhe diplomën Bachelor). Për diplomat e marra jashtë Republikës së Shqipërisë të përcillet njehsimi nga Ministria e Arsimit dhe e Sportit;

3. Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);

4. Fotokopje të letërnjoftimit (ID);

5. Vërtetim të gjendjes shëndetësore;

6. Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;

7. Çdo dokumentacion tjetër që vërteton trajnimet, kualifikimet, arsimin shtesë, vlerësimet pozitive apo të tjera të përmendura në jetëshkrimin tuaj.

Shpërndarja e punonjësve sipas numrit në institucione:

 

Kuvendi 10

Ministria e Zhvillimit Ekonomik 32

Ministria e Bujqësisë 125

Kryeministria 45

Ministria e Transportit 13

Ministria e Financave 614/ (500 tatime)

Ministria e Arsimit 44

Ministria e Kulturës 43

Ministria e Shëndetësisë 23

Ministria e Drejtësisë 16

Ministria e Jashtme 13

Ministria e Brendshme 118

Ministria e Mbrojtjes 1

Drejtoria e Arkivave 10

Ministria e Mirëqenies Sociale 38

Prokuroria e Përgjithshme 14

Agjencia Telegrafike Shqiptare 5

Qendra Kombëtare e Kinematografisë 1

Avokati i Popullit 7

Komisioneri për Shërbimin Civil 1

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve 2

Autoriteti i Konkurrencës 2

Institucione te tjera qeveritare 9

Agjencia e Mbështetjes se Shoqërisë Civile 1

Komisioneri për të Drejtën e Informimit 6

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here