17 – vjeçari masakron familjen me sëpatë

0
257

Një 17 – vjeçar akuzohet se ka vrarë të gjithë familjen e tij me një sëpatë.

Ngjarja e rëndë ndodhi në qytetin Tabov, në perëndim të Rusisë.

Adoleshenti, i identifikuar me emrin Alexander K, akuzohet se ka vrarë babain e tij Victor, 43 – vjeç, motrën Victoria, 14 – vjeç dhe gjyshen Vera, 67 – vjeç.

Viktimat, sipas mediave atje, mësohet se u gjetën në shtrat të mbuluara nga gjaku dhe me plagë të shumta në trup.

djali-alex

Sipas policisë, marrëdhënia e djalit me familjen ishte përkeqësuar pas vdekjes së nënës së tij nga kanceri, 3 vite më parë. 17 – vjeçari mësohet se nuk shkonte mirë me partneren e re të të atit.

Megjithatë, policia deklaroi se mosmarrëveshja e fundit që çoi dhe në krimin makabër dyshohet të ketë qenë refuzimi i familjes për t’i dhënë atij një shumë parash.

//tvklan.al

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here