Simulimi i jetesës në Mars/ 6 shkencëtarë dolën nga habitati pas 365 ditësh (FOTO+VIDEO)

0
277

Pas 365 ditësh, 6 shkencëtarë dolën nga habitati që simulonte jetën në Mars, pranë një vullkani në Hauai. Që prej 29 gushtit të vitit 2015, grupi jetoi në ambiente të ngushta brenda një kupole, pa ajër e ushqim të freskëk apo privatësi.

Ekspertët vlerësojnë se, për kompletimin e një misioni njerëzor në planetin e kuq do të duheshin nga një deri në 3 vite. Studimi, i financuar nga NASA e i drejtuar nga Universiteti i Hauait, është më i gjati i këtij lloji, që prej një misioni rus që zgjati 520 ditë.

Pas mbijetesës në izolim për një vit, pjesëtarët e ekuipazhit shprehen optimistë për suksesin e një misioni në Mars.

“Përshtypja ime personale është se, mundësia e një udhëtimi në Mars në të ardhmen e afërt është reale. Besoj se vështirësitë teknike dhe psikologjike mund të kapërcehen”, tha njëri prej tyre.

Por kreu i misionit, Carmel Johnston e cilësoi si mjaft të vështirë mungesën e privatësisë përgjatë vitit të fundit.

“Është njësoj sikur të kesh shokë dhome që janë gjithmonë atje dhe ti nuk mund të shpëtosh prej tyre”, vijoi ai.

Grupi që iu nënshtrua eksperimentit përbëhej nga një astrobiolog francez, një fizikant gjerman dhe 4 amerikanë, një pilot, një arkitekt, një gazetar dhe një gjeolog. Eksperimenti u përqëndrua tek elementi njerëzor i eksplorimit.

Ndërsa zhvillonin kërkime, 6 personave iu desh të jetonin me rezerva të kufizuara, të mbanin një kostum hapësinor kur dilnin jashtë kupolës dhe të punonin për të evituar konfliktet personale. Secili kishte nga një shtrat të vogël portativ dhe një tavolinë brenda dhomave të tyre. Ndërsa mes ushqimeve në dispozicion përfshiheshin djathi pluhur dhe ton peshku i konservuar.

hi-seas-mars-colony-construction 2C6FBE6400000578-3237822-image-a-38_1442531136101

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here