Masakrimi i biznesmenit, rrëfehet e bija: Ju tregoj gjithë të vërtetën

0
190

Ylli Sala është biznesmeni që u dhunua ditën e djeshme në fshatin Labinot Fushë në Elbasan.

 

50-vjeçari, përfundoi i gjakosur dhe me plagë të rënda, në repartin e traumës. Por, ndryshe nga sa u raportua se sherri ka qenë për një kanal të ujërave të zeza, mësohet se shkaku i dhunimit të biznesmeni është një tjetër.

Vajza e tij, Suzana  Sala, 26- vjeçe ka folur për TvKlan dhe ka treguar se nuk është dhunuar vetëm babai i saj, por e gjithë familja është në spital, nëna, motra dhe vëllai. “Vetëm unë kam shpëtuar pa u dhunuar, të gjithë pjestarët e familjes janë në spital”.

Sipas, Suzanës konflikti është i hershëm dhe ka të bëjë më një biznes privat , pronari i së cilës do të zbrazë gjithë mbetjet e fabrikës së tij para karburantit të familjes së saj. Ky konflikt ka kohë që ka nisur dhe madje është raportuar si problem në Bashkinë e qytetit të Elbasnait, por askush nuk është përgjigjur.

Gjithashtu Suzana tregon se babai dhe familjarët e saj janë gjuajtur me armë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here