Plumba biznesmenit në Bllok, çfarë filmuan kamerat e sigurisë

0
159

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me plagosjen e pronarit të klubit të njohur në kryeqytet “Arena”, Artur Aligjoni në orët e para të mëngjesit të djeshëm, në zonën e ish-Bllokut.

Sipas pamjeve të kamerave të sigurisë në bizneset përreth, është zbuluar se biznesmeni 41-vjeçar u sulmua nga një person i vetëm.

Autori i është afruar në një largësi 4-5 metra Aligjonit dhe e ka goditur me armë zjarri pistoletë në këmbë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 04.30 të mëngjesit të djeshtëm, kur 41-vjeçari doli nga një prej lokaleve që ai menaxhon. Menjëherë pasi plagosi Aligjonin, autori është larguar menjëherë nga vendngjarja nëpër rrugicat e zonës.

Sipas policisë, atentati mendohet të ketë ndodhur për hakmarrje pas një ngjarjeje ku biznesmeni është përfshirë disa muaj më parë.

Sipas burimeve të “BalkanWeb”, policia po heton në pistën që lidhet me ngjarjen e para dy muajve në Kamëz, ku vetë 31 vjeçari plagosi një person me thikë, shtetasin Halim Hysa por më vonë u la i lirë për “plagosje të lehtë./BW

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here