Kush është Refit Toro që u ekzekutua në Vlorë dhe precedenti ‘i çuditshëm’ i vendngjarjes

0
314

Refit Toro quhet personi që u ekzekutuar pasditen e sotme ndërsa udhëtonte drejt Skelës në Vlorë. Ngjarja tronditi Vlorën dhe shkaktoi jo pak panik tek banorët e zonës, pasi autorët kaë qëlluar disa herë me automatik edhe pasi kanë vrarë 32-vjeçarin Toro që udhëtonte me makinën e tij, raporton BalkanWeb.

Gazetari Enrik Mehmeti raportoi për BalkanWeb se viktima jetonte jashtë Shqipërisë dhe prej disa kohësh ishte kthyer dhe jetonte në Tiranë.

Mehmeti rikujtoi një detaj duke thënë se vrasja ka ndodhur në të njëjtin vend, ku një vit më parë, më 23 janar 2016, 52-vjeçari Hyqmet Nexhipi, pronari i një peshkarexhe u gjet i vrarë në makinën e tij. Sipas policisë, dyshohet se Nexhipi gjatë momentit që është vrarë ka qenë duke lëvizur me mjetin e tij. Autorët e vrasjes së Nexhipit u identifikuan dhe një prej tyre u arrestua, ndërsa tjetri është ende në kërkim.

Nuk dihen ende motivet e vrasjes së sotme dhe rrethana të tjera të ngjarjes. Policia e Vlorës ka dhënë informacione shumë të pakta, duke u kufizuar vetëm me inicialet e viktimës./bw

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here