A dëmtohet bateria e iPhone, nëse e lini celularin në rrymë gjatë gjithë natës?

0
231

Ndoshta keni dëgjuar se lënia e iPhone-it në rrymë gjatë tërë natës duke u mbushur është e dëmshme për baterinë e tij. Por, kjo duket të mos jetë e vërtetë.

Sipas një ueb-faqe të Cadex, thuhej se të lësh celularin në rrymë edhe kur është i mbushur 100%, e mban baterinë në stres dhe në një gjendje të tensionit të lartë, duke e dëmtuar atë.

Por, autori i teknologjisë Jesse Hollington thotë se të lësh iPhone-in për t’u mbushur gjatë tërë natës nuk dëmtohet bateria e tij, transmeton Gazeta Express.

“Të mbushësh celularin me energji edhe nga 90% nuk do ta dëmtojë baterinë e tij. Nuk mund ta mbi-mbushësh një pajisje elektronike, jo vetëm iPhone. Çdo pajisje që ka bateri prej litiumi e ndalon vetë mbushjen kur bateria mbushet 100%”, tha ai.

Në thelb, bateria e një celulari të mençur është po aq e mençur se edhe vetë celulari. Apple, Samsung dhe kompanitë e tjera të njohura të teknologjisë, përdorin bateri të tilla.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here