FOTO/ Ja kush është ish-polici që u vra në sy të vajzës në Gjermani

0
168

Një shqiptar është qëlluar me 5 plumba të hënën më 9 janar në qytetin e Viselhovedes në Gjermani. Ngjarja e rëndë ndodhi në sy të vajzës së tij të mitur, ndërsa 46-vjeçari kishte shkuar për ta marrë në shkollë. Pas 4 ditësh në koma, ai ka ndërruar jetë sot në spital.

PrengaPor kush është 46-vjeçari, vrasja e të cilit u pasqyrua nga mediat gjermane dhe ato shqiptare?

BalkanWeb ka mundur të zbulojë identitetin dhe ngjarjen për të cilën dyshohet se është vrarë.

Ai është Kujtim Prenga, ish-oficer i Policisë Ushtarake, i cili mesnatën e 30 dhjetorit të vitit 2011 vrau në një lokal me muzikë në Kamëz 28-vjeçarin Armando Frroku.
Prenga atëherë 41-vjeçar punonte si badigard në lokalin me muzikë, kur i riu, i cili dyshohej se ishte nën efektin e pijeve alkoolike pati një sherr për të cilin ndërhyu si roje sigurie Kujtim Prenga. Në sherr e sipër, Prenga qëlloi Armando Frrokun duke e lënë të vdekur. Ai u arrestua pas ngjarjes dhe deri në vitin 2016 ka qenë në burg.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here