VIDEO/ Haradinaj i shqetësuar, ja si sillet në gjyq

0
119

 

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka mbërritur në Gjykatën në Colmar të Francës, aty ku do të mbahet seanca për të. Ai duket i buzëqeshur teksa komunikon me një person brenda gjyqit në ngarkim të tij.

https://www.facebook.com/IndeksonlineOfficial/videos/1121781254586220/

 

Ai ka hyrë në seancë nën masa të rrepta sigurie. Hardinaj pret sot nga gjyqtari francez në qytetin Colmar të Francës, vendimin nëse do të lirohet apo do të vazhdojnë procedurat e mëtejshme për ekstradim në Serbi.

Indeksonine raporton se në sallë aktualisht janë rreth 20 shqiptarë të Kosovës që do ta ndjekin seancën.

haradinaj2

haradinaj

Kërkesa e plotësuar për ekstradimin e Ramush Haradinajt do t’i dërgohet sot Francës, ka thënë ministrja serbe e Drejtësisë, Nela Kuburoviq, duke shtuar që Serbia e kërkon Haradinajn për “Krime lufte ndaj popullatës civile gjatë vitit 1999”, akuza këto për të cilat Haradinajt, thotë ajo, nuk është gjykuar në Hagë.

Në kërkesën për ekstradimin e Haradinajt, e cila të martën i është dërguar Francës, është paralajmëruar se do të ketë fakte shtesë, të cilat para se gjithash kanë të bëjnë me urdhëresën për zgjerimin e hetimeve kundër Haradinajt me fakte të cilat janë mbledhur, ka thënë Kuburoviq.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here