Tregu i seksit, Shqiptaret, 10.5% e prostitutave në Itali, ja sa paguhen

0
170

Raporti i fundit i statistikave lidhur me prostitucionin në Itali zbulon të vërteta të trishta edhe për vajzat shqiptare, që shfrytëzohen rrugëve të vendit fqinj të mbërthyer nga kthetrat e tutorëve, e të tjera nga nevoja dëshpëruese për mbijetesë.

1

Mediat italiane referuar raportit të fundit shkruajnë sot se në Itali numërohen nga 75-120 mijë prostituta me një faturë 90 milionë euro në muaj, në një treg seksi që duket gjithnjë e më i egër.

Kombësia e prostitutave në Itali

Nga totali i prostitutave që operojnë në Itali, 55% rezultojnë të jenë të huaja, që vijnë kryesisht nga vendet të Evropës, si Rumania, Shqipëria, Bullgaria e Ukraina dhe nga vende të Afrikës, me në krye Nigerinë.

Së fundi vihet re një rritje e madhe e tregut të prostitutave kineze, që e ofrojnë shërbimin e tyre kryesisht në qendra të mbyllura, shpesh edhe në qendra masazhesh.

Në krye janë prostitutat nigeriane me 36% të totalit, pasuar nga rumunet me 22% dhe më pas vajzat shqiptare me 10.5% të totalit të prostitutave.

Klientët

Tipologjia e klientëve që rendit pas prostitutave është e ndryshme, ka nga ata që zgjedhin prostitutat e rrugës, pse përmes rrjeteve sociale, por në përgjithësi ajo lidhet me nivelin ekonomik.

Prostitutat e rrugës i zgjedhin kryesisht një grupmoshë nga  35 në  50 vjec, me nivel të ulët ekonomik, ose nën nivelin e ulët, kryesisht të martuar dhe lidhje të qendrueshme dhe me fëmijë.

Tarifat

Kostot varen nga shërbimi dhe nuk janë fikse. Një eskortë paguhen edhe 500 euro për pak orë, një fundjavën ose një javë për prostitutat e luksit shifra rritet në 6 mijë euro e më shumë.

Për një raport të konsumuar në rrugë tarifat zbresin në 20-25 kryesisht. Në shtëpi paguhen nga 100, 300-500, varet nga ajo që zgjedh klienti.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here