E keni ditur gabim gjatë gjithë kësaj kohe! Makaronat nuk ju shëndoshin

0
275

Një studim i fundit italian ka zbuluar se, edhe pse përmbajnë karbohidrate, makaronat nuk të shëndoshin. Kjo është e vërtetë kur shoqërohen nga një dietë mesdhetare e pasur me perime dhe vaj ulliri.

Nëse konsumohen në mënyrë të tillë, ndikojnë në një ulje të lehtë të Masës së Indeksit Trupor.

Kërkuesit shkencorë italianë kanë analizuar dietat e më shumë se 23 000 personave. Ata i kërkuan pjesëmarrësve në studim që të mbanin shënim gjithçka që konsumonin gjatë ditës e më pas u pyetën nëpërmjet telefonit mbi dietën e tyre. Sasia e makaronave që kishin konsumuar gjatë ditës u standartizua dhe u krahasua me Masën e Indeksit Trupor.

Studiuesit dolën në përfundimin se nuk kishte asnjë lidhje mes ngrënies së makaronave dhe rritjes së peshës trupore.

Pra, studimi italian ka bërë të qartë se dieta mesdhetare, e konsumuar në mënyrë të moderuar dhe duke respektuar varietetin e të gjitha elementeve të saj (makaronat në radhë të parë), është e mirë për shëndetin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here