Krimi në familje, gruaja telefonon Policinë: Burri do më vrasë

0
1332

Policia e Fierit parandalon një ngjarje të rëndë brenda familjes. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin Aranit Shahaj, 55 vjeç, banues në fshatin Cakran, pasi ka tentuar të vrasë bashkëshorten me armë gjahu.

arma e sekuestruar
arma e sekuestruar

Sipas burimeve nga Policia, në grindje e sipër në banesë, ka tentuar të vrasë me armë gjahu bashkëshorten e tij, shtetasen B.Sh, 55 vjeçe, e cila nuk ka pësuar dëmtime.

Pas marrjes së njoftimit në numrin e emergjencave “129” nga një shtetase e cila kërkonte ndihmë pasi bashkëshorti po e keqtrajtonte, mënjëherë në vendngjarje shkojnë shërbimet e policisë të cilët bëjnë të mundur arrestimin në flagrancë të autorit dhe sekuestrimin në cilësinë e provës materiale të armës së gjahut teke model “BERETTA” dhe 3 gëzhoja arme gjahu.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare e mbetur në tentativë”, parashikuar nga Nenet 79/c e 22 të Kodit Penal.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here