Publikohet raporti i CIA’s: Putin e ka ndihmuar Trumpin të bëhet president (DOKUMENT)

0
151

Presdenti i Rusisë, Vladimir Putin, kishte kërkuar të ndihmohej Donald Trump për t’i fituar zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë njoftuar shërbimet e inteligjencës së SHBA’së.

Me anë të një raporti, këto shërbime thonë se presidenti rus ka ‘porositur’ një fushatë, me anë të së cilës, do të ndikonte në zgjedhjet e SHBA’së.

Raporti ka dalë pak kohë pasi shefat e inteligjencës amerikane kishin njoftuar shkurtimisht Trumpin për zbulimet e tyre.

Sipas këtij raporti, Kremlini kishte preferenca të qarta në zgjedhjet e SHBA’së. Ata donin Trumpin president.

“Ne vlerësojmë se Putin dhe Qeveria ruse kanë pasur qëllim që ta ndihmojnë zgjedhjen e Trumpit president, duke diskredituar kundërkandidaten e tij, Hillary Clinton”, thuhet ndër të tjera në raportin e nxjerrë nga inteligjenca amerikane.

Rusia edhe më parë është akuzuar nga zyrtarët amerikanë se ka ndërhyrë në publikimin e emailave të Hillary Clinton, gjatë kohës kur ajo mbante pozitën e sekretares së shtetit.

Dekumenti i plotë i CIA-S

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here