Letër/ Reagimi i Haradinajt dhe thirrja që i bën Serbisë

0
136

lajmi-i-fundit-e-madhe

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, gjatë ditës së sotme ka nisur një letër për qytetarët e Kosovës, përmes së cilës ka shprehur keqardhje për respektimin e vendimit të ish-regjimit të Millosheviqit, duke renditur shtetet që janë ndarë përfundimisht nga ky regjim, shkruan GazetaBlic.

Në këtë letër ai edhe ka dhënë një porosi për siç i quan ai  miqtë e Serbisë, se rrugën e shtetit të Kosovës nuk mund ta ndalë askush.

Ja letra e plotë e Haradinaj:

Të dashur qytetarë të Kosovës,

Është për keqardhje se si disa shtete, ende respektojnë vendimet e ish regjimit të Millosheviqit, ndërsa plot shtete të tjera siç janë Gjermania, Austria e të tjerë, tashmë janë ndarë përfundimisht prej atij regjimi dhe nuk i zbatojnë “poternicat” e tyre.

Ne si popull e si individë, nuk jemi trembur nga tanket e Millosheviqit e lere më nga fletarrestet e tij.

Kam një porosi për miqtë e Serbisë, brenda dhe jashtë Kosovës, „Rrugën e shtetit të Kosovës, nuk do të mund ta ndalë askush“.
Nuk i kemi rënë në qafë askujt dhe nuk do të lejojmë të na bjerë në qafë askush!

Do të takohemi shpejt në Kosovë!

Juaji Ramush Haradinaj

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here