“I dashuri më filmoi kur më përdhunoi dhe…”

0
223

Një 21-vjeçare nga Braintree (Angli), ka rrëfyer tmerrin që ka kaluar për muaj të tërë nga i dashuri i saj.

Atlanta Hammond sot 21-vjeçe, e kishte takuar Halil Cetinkayalin rreth 2 vite më parë. Të dy ata kishin nga një fëmijë, dhe kjo ishte edhe një e përbashkët që i bëri të lidhen. Vajza rrëfen se në fillim lidhja e tyre ishte shumë e mirë, dhe ai mundohej që ta mbante si princeshë duke i siguruar dhe mbuluar të gjitha shpenzimet.

nintchdbpict000292607562

Por pas disa kohësh ajo kishte zbuluar në internet se i dashuri i saj 30-vjeçar, ishte i shpallur në kërkim për disa vepra penale. E shokuar nga ky zbulim ajo përballet me të por ai e bindi se asgjë nga ato nuk ishin të vërteta, duke përdorur si mbrojtje emrin e rremë Arron Mendez, me të cilin i ishte prezantuar që në fillim.

Por nuk vonoi shumë kur, Halil nxori në pah karakterin e vërtetë të tij, duke i ndaluar të dashurës të shkonte në punë, të takonte shoqet apo të shkonte shpesh në familje. Më pas ai filloi ta dhunonte sistematikisht. Ajo u përpoq disa herë që të largohej dhe të ndahej prej tij, por të gjitha tentativa rezultuan të kota.

shenjat e dhunes
Shenjat e dhunes

nintchdbpict0002926070591

Veç dhunës, ai e kishte përdhunuar kur ajo kishte qenë në gjumë duke e filmuar të gjithë aktin, dhe këtë video e përdorte për ta shantazhuar që të mos largohej, ndryshe videoja do të përfundonte online.

Pas shumë kohësh ajo vendosi ta denoncojë dhe të largohet përfundimisht prej tij. Gjykata pas shqyrtimit të rastit, duke e dënuar me 6 vite burg./Përshtati Panorama nga The Sun/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here