Arrestimi i Haradinajt, PD – Ramës: Ja si shpëtohet nga Serbia, ky është shansi i fundit!

0
217

Partia Demokratike i kërkon kryeministrit Edi Rama që të mos bëjë patriotin nga Facebook-u por të telefonojë kryeministrin Vuçiç për t’i kërkuar të bëjë nuk fletë-arrestin për Haradinajn.

kreshnik-collaku-848x478

Partia Demokratike e ka quajtur të sforcuar reagimin e gjatë që bëri këtë të premte kryeministri Edi Rama për arrestimin në Francë të liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Në një deklaratë për mediat, kreu i Departamentit për Politikën e Jashtme në PD, Kreshnik Çollaku thotë se Rama duhet të bëjë vetëm një veprim: T’i kërkojë Serbisë të bëjë nul fletë-arretin dhe të tërheqë kërkesën për ekstradimin e Haradinajt në Serbi. Sipas tij është e kotë që Rama të akuzojë Bashkimin Evropian dhe të bëjë patriotin kur mjafton sipas tij, vetëm t’i bëjë një telefonatë kryeministrit të Serbisë Aleksandër Vucic. Çollaku kujton këtu raporton e ngushtë miqësor që Rama ka krijuar vitet e fundit me Vuçiç.

“Për tu realizuar kjo mjafton vullneti politik i kryeministrit Vucic. Një telefonate e juaja me Vucic ne këtë rast mund ta zgjidhte ngërçin. Telefononi mikun tuaj ,Vucic zoti Rama, kërkojini të tërheqë kërkesën për ekstradim! Mbase kjo është mënyra e vetme që dashuria juaj me të t’u vlejë në një pikë shqiptarëve. Mbase kjo është pika kur përqafimet me Vucic e serenatat me Dacic të kenë vlejtur. Ky është shansi fundit që keni për të mos thelluar më tej kolapsin diplomatik ku keni zhytur cështjen shqiptare ne Ballkan. Nëse këtë nuk e bëni ose dështoni duke e bërë, ju lutem na kurseni patetizmin patriotik nga Facebook-u”, deklaron Çollaku.

Çollaku thotë se Rama ende nuk ka thënë asnjë fjalë të vetme “për një ngjarje po aq të rëndë që mund të prekë stabilitetin kombëtar dhe atë rajonal si Muri Ndarës në Mitrovicë”.

Pjese nga deklarata

“Eshte e vonuar tirada patriotike e kryeministrit sot per Haradinaj, kur po te njejtit kryeminister i eshte kerkuar ne menyre te perseritur nga PD ne opozite, nga qeveria e Kosoves e nga opinioni publik te frenoje pasionin e dashurise disproporcionale me Vucic. E kemi paralajmeruar kryeministrin Rama se perqafimet e chatt-et e nates me Vucic si e ka pohuar me mburrje vete dhe serenatat me raki serbe me Dacic, nuk do te kishin fund te mire. Kryeministri perbuzi kerkesat e qeverise se Kosoves se shpallja e paqes me Serbine nga Tirana duke injoruar Prishtinen do te dobesonte e demtonte Kosoven dhe interesat e saj ne marredhenien e veshtire me Serbine. Sot kryeministri i vonuar e konfuz i Shqiperise nuk di cte beje, akuzon BE i kendon patriotizmit te clirimtareve dhe sic thote ka shume pyetje qe nuk di t’u jape pergjigje.

Eshte e qarte se ai nuk di cte beje e si ta c’tjerre lemshin ne marredheniet shqiptaro-serbe autori i te cilit eshte ai vete. Por edhe pse e pafalshme qe ne momente te tilla nje kryeminister te mos kete pergjigje, po e ndihmojme, pasi rasti Haradinaj eshte me i madh se polemikat me nje kryeminister. Ju keni cte beni zoti Rama, mbase eshte gjeja e fundit qe mund te beni. Sic duhet te dini ndalimi i Haradinaj eshte bere me flet arresti te Serbise. E keqja nuk ka mberritur ende.

E keqja do te jete ekstradimi i Haradinaj ne Serbi, sipas kerkeses se kryeministrit Vucic. Kritikat per hiperburokratizmin e BE dhe Frances nuk ndihmojme me situaten, ajo ka nje zgjidhje. Serbia te terheqe kerkesen per ekstradim dhe te bej nul fletarrestin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here