Studimi: Gjyqtarët vs deputetët në Shqipëri, kush ka të ardhura më të larta në një vit

0
202

Një anëtar i Gjykatës së Lartë në Shqipëri rezulton se fiton mesatarisht mbi 6.5 milionë lekë në vit, ose mesatarisht mbi 730 mijë lekë në muaj, mesatare kjo katër herë më e lartë se paga si gjykatës.

Kjo e dhënë evidentohet në raportin e fundit të publikuar nga “Open Data Albania” ku janë renditur gjyqtarët e gjykatës së Lartë sipas vlerave për të ardhurat e deklaruara për vitin 2015.

Krahas pagës, në deklarimin e të ardhurave janë përfshirë edhe përfitimet e tjera nga angazhime profesionale akademike e universitare apo nga burime të tjera të ardhurash si honorarë, të ardhura nga interesat e depozitave bankare, të ardhura nga qiratë apo nga publikimet.

Në raport evidentohet se gjithsesi mesatarja e të ardhurave vjetore për gjyqtar të gjykatës së lartë në 2015 nuk është më e lartë se ajo e deputetëve të cilët në analizën e bërë, reflektonin një të ardhur vjetore mesatarisht 8.4 herë më të lartë se paga.

Studimi i plotë:

http://open.data.al/sq/lajme/lajm/id/1900/Anetare-te-Gjykates-se-Larte-te-ardhura-te-deklaruara-ne-nje-vit-sipas-burimit-te-krijimit-2015

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here