Sfera e Kristaltë në Times Square ndizet sonte

0
225

Nata e ndërrimit të viteve, Nju Jorku po zhvillon përgatitjet e fundit për festën tradicionale në Times Square, në Manhatan, e famshme për rënien e sferës së kristaltë.

Kompletimi i sferës me kristale është drejt fundit. Një punë e gjatë, e kryer e gjitha me dorë. Plot 2688 kristale mbulojnë sferën që do të bjerë në prag të ndërrimit të viteve në Manhatan. Këto kristale janë të përbërë nga mbi 30 mijë drita LED, që do t’i japin sferës magjinë karakteristike. Topi gjigant prej kristali peshon mbi 5 mijë kilogram dhe ka një diametër 3.5 metra

Sfera në ceremoninë tradicionale që shoqërohet me numërimin mbrapsht nga të gjithë të pranishmit në Times Square, këtë vit do të lëshohet nga Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki Moon.

Vitin e kaluar ishte Hag Evans, një humanist australian. Ndërsa personazhe të famshëm që kanë qenë të ftuar ndër vite në këtë ceremoni janë Mohamed Ali, Bill dhe Hilari Klinton apo aktori Kristofer Riv.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here