Nënkryetari i LSI-së, Luan Rama deklaron se partia e tij është forcë politike serioze që u qëndron marrëveshjeve, dhe sidomos atyre qeverisëse. Në një dalje për mediat, ai i është përgjigjur interesit mbi deklaratën e kryeministrit Edi Rama për koalicionin qeverisës.
“Forcë politike serioze që u qëndrojmë marrëveshjeve dhe përmbushim të gjitha detyrimet që vijnë nga marrëveshje të kësaj natyre, në mënyrë të3 veçantë nga marrëveshjet që kanë bashkëqeverisjen dhe do të vazhdojmë të punojmë me shumë seriozitet për të përmbushur të gjitha detyrimet që burojnë nga marrëveshja e bashkëqeverisjes. LSI duke patur kredon e vetë politike integrimin europian të vendit, në të gjithë qëndrimin e vet do të orionetohet vetëm nga interesi i qytetarëve dhe integrimit të vendit. Nuk kemi asnjë arsye taktike, vetëm prioritete strategjike dhe prioriteti ynë është integrimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian”, tha z. Rama.
Konsensusi për reformën në drejtësi dhe transparenca financiare e partisë janë arritjet kryesore të LSI në këtë vit që po lëmë tha Rama. Ai shtoi se roli konstruktiv i LSI ka qënë një konstante e pandryshuar.
Rama tha se LSI do të vazhdojë të jetë forca që do të insistojë për ta kthyer në institucion dialogun, kompromisin për vendimarrjet e mëdha që kanë të bëjnë me interesat e vendit.