Festivali i 55-të në RTSH/ Tenori i njohur: Dështim dhe degradim

0
261

Festivali i fundvitit, një ndër eventet të cilin prej vitesh e kemi pritur ne pa durim. Kete vit ky festival mbushi vitin e tij te 55-të.

Kritikat dhe komentet kanë qënë të shumta duke filluar nga prexantuesit dhe deri tek organizimi apo skenari i këtij festivali.

Një gjë e themi me siguri, ky festival mori shumë vëmëndje.

Shume gjera nuk shkuan sic duhet shkruhet nga kritikët.

Një koment ka ardhur edhe nga Tenori i mirënjohur Agim Hushi.

Në një status në facebook ai ka analizuar festivalin e ‘bujshëm’ të këtij viti.

agim_hushi_2

Statusi i plotë:

Më së fundmi, pas 25 vitesh mungesë pata rastin të ndiqja nga ekrani festivalin e 55 të RTSH. Ish-tempulli i muzikës së lehtë shqiptare për fatin tone tragjik ia kishte kaluar edhe tallavasë për nga niveli i rënies së lirë.

Sinqerisht do ti kërkoja Thoma Gëllçit të jepte dorëheqjen po te isha në qeverine e Rilindjes, përvecc Dylqinës tonë të kulturës që numëron veç suksese dhe që tashme po shtron rrugën drejt parlamentit të ardhshëm për ta ndritur dhe polititën.

Me erdhi vertet keq për Kasemin dhe dramen e tij personale: Vënien e tij në një skene të tillë plot përgjegjësi ku me gjithe “suksesin e tij berlinez” sic e quajti ai veten, ishte një mjerim i dhimbshen.

Qe nga personaliteti skenik, aktrimi shterp, diksioni, pasiguria, papërgatitja. Mjerë Dhimiter Gjoka, Timo Floko, Reshat Arbana apo Robert Ndrekina si do jene ndjerë duke e parë.

Prezantuesja bjonde qe solli në skenë një vetësiguri tragjike, aq sa nuk iu drodh syri të hynte ne skene jo vetëm me mbathje, (mbuluar me tyl), por të konkuronte edhe vetë Mary Lynn me Habaneren e saj.

Ishte padyshim një tregues se sa e papërgjegjshme ishte ajo skenë, sa poshte kishte rënë tempulli shqiptar i muzikës së re.

Padyshim dështimi muzikor ishte aq i ndjeshëm sa jo vetem dëshira për të mbyllur televizorin por edhe kujdesi për të ruajtur veshet nga tinguj aprofesionale, stonaturat qe ishin aq të shumta apo nga çirrjet, ishin prezente gjate gjith kohës.

Fonia dhe regjia televizive kishin vertet probleme evidente, duke ndikuar ndjeshëm ne kete mjerim artistik të shënuar si festivali 55 i RTSH.

U ndjeva i trishtuar, i indinjuar dhe vendosa të mos hesht para kesaj drame kombetare, sic po ben per fat te keq, “elita” e artit tonë.

E turpshme, e pafalshme, e patolerueshme profesionalisht të mos jenë me krijimtarinë, praninë në juri apo asistencën profesionale, Limoz Dizdari, Shpëtim Kushta, Enver Shengjergji, Agim Krajka e plot të tjerë.

Ku janë Irma Libohova Kaso, Myfarete Laze, Manjola Nallbani, Alban Skenderaj, Kozma Dushi, Bashkim Alibali?!

Siç bën SanRemo ku e reja ndërthuret fuqishem me sigurine dhe dinjitetin e tradites dhe ku spektaklet ruajnë dinjitetin dhe cilësinë e tyre me fanatizem.

E patolerueshme të mos ketë njëvokalist që tu mesojë këngetarëve si hapet goja, si ruhet regjistri, si mbahet nën kontroll intonacioni.

E pafalshme që në një aktivitet kombetar nuk thirret një regjisor apo koreograf për levizjet skenike ku të gjithë këngëtarët bëjnë sicc u vjen përmbarë dhe bëhen edhe qesharakë.

Skenari i festivalit ishte i dobët: Gjetje pa emocione, në disa raste personalizime të skenes pa efekt dhe gati neveritëse.

Si ekspert por dhe qytetar i ketij vendi u ndjeva i fyer per kete prezantim, ne te vertet ngjarje dramatike kombetare per kulturen….

Dhe po flas se me dhemb, fola se mundemi te jemi aq dinjitoz sa c’ishte Vacja, Ema, Tonini , Prodani, Feim Ibrahimi….

Dinjitoze ishte Orkestra Simfonike Rtsh Offical, dirigjentet ne trajtimin muzikor dhe publiku yne, qe din gjithmone te vlersoj sic beri me ngritjen ne kembe per kujtimin e Vace Zeles.

Thoma Gëllçi e di mirë se një festival i tillë, me këtë cilësi do alarmonte shtetin e dikurshëm. Por për fatin tonë, jo këtë të sotmin.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here