Flet Kokëdhima: Asambleja s’mund të më përjashtojë nga PS

0
164

Koço Kokëdhima ka komentuar kërkesën e Asamblesë për ta shkarkuar atë si Sekretar të Reformës Strukturore dhe Emigracionin. Ai tha se kërkesa kishte të bënte me mungesat e tij në mbledhjen e PS. Por kur gazetarët i bënë të ditur se motivacioni ishte ndryshuar dhe se ai akuzohej për retorikë përçarëse, Kokëdhima tha se nuk ishte informuar, por se do ta shpjegonte qëndrimin e tij në fjalën që do të mbante.

I pyetur nëse do ta pranonte shkarkimin, ai tha se këtë do ta bënte të ditur në Asamble.

Ndërsa i pyetur nëse Asambleja do ta përjashtonte nga PS, ai tha se ajo nuk mund ta bëjë këtë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here