Kush është kamikazi Anis A, njeriu më i kërkuar i momentit? (FOTO)

0
223

Ka nisur sot një operacion gjithëpërfshirës i kërkimit nëpër shtetet e Zonës Schengen, pasi prokurorët gjermanë e identifikuan një të dyshuar në sulmin me kamion në tregun e Krishtlindjeve në Berlin.

Një urdhër arrest është lëshuar mbrëmë pas mesnatës për arrestimin e tunizianit Ania A, si i dyshuari kryesor për sulmin në Berlin.

Leja e qëndrimit e Anis është gjetur nga policia gjermane në kabinën e kamionit me të cilin u krye sulmi.

Raportohet se ai mund të jetë lënduar në një dyluftim me shoferin polak të kamionit, i cili u gjet i vdekur në kabinë. Nga ky sulm vdiqën edhe 11 persona të tjerë.

Thuhet se 150 oficerë të policisë janë të përfshirë në operacione të kërkimit në zonën Emmerich, në perëndim të Gjermanisë, ku leja e qëndrimit i ishte dhënë të dyshuarit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here