Administrata doganore edhe gjatë muajit Nëntor nuk ka arritur të mbledhë të ardhurat në buxhet sipas parashikimeve. Kështu të ardhurat doganore për 11-mujorin kanë një mosrealizim prej 5 miliardë, nga 139.9 miliardë lekë janë realizuar 134.8 miliardë lekë. Sipas statistikave nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave vetëm gjatë muajit Nëntor ka një mosrealizim prej 989 milionë lekë. Edhe pse nuk janë realizuar sipas planit, të ardhurat për 11-mujorin janë 20.6 miliardë lekë me të larta se një vit më parë, ku në të njëjtën periudhë të ardhurat janë 119.3 miliardë lekë. Duke iu referuar statistikave, me një nivel më të ulët se i vitit të kaluar paraqiten të ardhurat nga renta minerare, me 1 miliard lekë. Ndërsa, zërat e tjerë si akciza, TVSH apo taksa doganore janë më të larta se një vit më parë. Performanca jo e mirë në realizimin e të ardhurave doganore ishte edhe shkaku kryesor i zëvendësimin të kreut drejtues të këtij institucioni pak më shumë se një muaj me parë. Por, sërish vijon ecuria e dobët në mbledhjen e të ardhurave.
Sipas të dhënave zyrtare nga doganat gjatë kësaj periudhe janë importuar:
- Cigare 2. 6 mln/ton
- Birrë 28 .8 mln litra
- Karburantet 462.2 mln/ton
- Kafe 7.8 mln/ton
Ndërsa të ardhurat nga këto zëra janë:
- Cigare 19.1 mld lekë
- Birrë(importi) 2 mld lekë
- Karburantet 33.3 mld lekë