Shefja e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde është shpallur fajtore nga një gjykatë franceze për neglizhencë në lidhje me pagesën e kompensimit të bërë nga Banka Shtetërore drejt një biznesmeni në vitin 2008.
Mësohet se Christine Lagarde nuk ishte e pranishme në sallë kur u dha vendimi.
Lagarde akuzohet se gjatë kohës që ishte ministre e Financave në kabinetin e ish-presidentit Nicolas Sarkozy, miratoi një premio prej 404 milionë euro për Bernard Tapie, për shitjen e diskutueshme të një firme. Rasti në fjalë daton në vitet 1990, kur Tapie ishte aksioneri kryesor në kompaninë e produkteve sportive “Adidas”.
Pasi nisi karrierën politike dhe u bë një prej ministrave të kabinetit të qeverisë socialiste të François Mitterrand në vitin 1992, Tapie u desh t’i shiste aksionet.
Sipas mediave vendase, ky i fundit konsiderohet si një mbështetës i ish presidentit Sarkozy në zgjedhjet e vitit 2007.
Gjatë kësaj kohë Lagarade ka mohuar të këtë kryer ndonjë vepër të jashtëligjshme.