Një aksident me pasojë vdekje ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Durrësit.
Ngjarja ndodhi rreth orës 14:00, në lagjen Nr. 17 të këtij qyteti, ku 52 –vjeçari me iniciale A. A., i cili drejtonte një mjeti tip Benz, me targa AA 513 LI, ka përplasur një grua të moshës 55 -vjeç me inicialet P.D., banuese në Rrashbull.
Ajo është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Durrësit, ku dhe ka ndërruar jetë.
Ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë për veprime të mëtejshme, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./klan