Një i ri është arrestuar nga policia e Tiranës. 20-vjeçari F. A sipas policisë ka përdhunuar një grua.
Policia thotë se në datën 9 dhjetor i riu dhe 37-vjeçarja L. R. kanë qenë në një bar. Aty janë njohur dhe më pas i riu e ka ndjekur nga pas gruan deri në banesën e saj.
Pasi ka ushtruar dhunë ai ka kryer marrëdhënie seksuale me 37-vjeçaren. Policia thotë se gruaja me inicialet L. R. ka bërë kallëzimin në polici në datën 16 dhjetor, rreth një javë pas ngjarjes së pretenduar.
Hetimet janë në vazhdim ndërsa mbi të riun rëndon akuza “Marrëdhënie seksuale me dhunë me të rritura”.