Basha –Ahmeti: Shqiptarët në qeverisjen e re, garanci për “Ohrin”

0
187

Gjatë vizitës në Tiranë kreu i BDI-së në Maqedoni, Ali Ahmeti u takua edhe me kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Sipas njoftimit të shpërndarë nga zyra e shtypit të Partisë Demokratike, thuhet se Basha shprehu bindjen se përfshirja e shqiptarëve në qeverisjen e ardhshme të Maqedonisë duhet të garantojë zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit dhe respektimin e plotë të lirive, të drejtave dhe barazisë së shqiptarëve.
Sipas Bashës përfshirja e shqiptarëve në qeverinë e re do të ndihmojë edhe në përshpejtimin e anëtarësimit të Maqedonisë në NATO, si garanci për stabilitetin dhe për të drejtat e shqiptarëve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here