Vlora kërkon drejtësi për Kristin, rikthehen me lule tek “gropa” e aksidentit. Babai: Im bir qoftë kurbani i fundit! (Foto)

0
186

Një protestë paqësore, me nëna të veshura me të zeza, e baballarë kokulur, me lot e dhimbje pakufi ishte ajo e sotmja në qytetin e Vlorës, ku familjarë, të afërm e miq kërkuan drejtësi për Krisit Panajotin, 18-vjeçarin që vdiq në aksidentin me BMË-X6 në Lungomare, mbrëmjen e 26 nëntorit.

Gazetari Enrik Mehmeti raporton se protestuesit me foton e Kristit të buzëqeshur në duar nisën marshimin në sheshin e Skelës, për të përshkuar më pas rrugën e Ujit të Ftohtë, e duke u ndalur sërish tek gropa që i mori jetën 18 vjeçarit, ndërsa në duar mbanin banderola me mesazhin: “Stop shkeljes me këmbë nga shteti, stop manipulimeve. Na siguroni vetëm jetën”.

Ata hodhën edhe lule në vendin ku humbi jetën Kristi, ndërsa apeluan sërish për ndërhyrjen e shtetit në ndëshkimin e fajtorëve për të shmangur ndonjë rast të mundshëm të vetëgjyqësisë.

Para qytetarëve vlonjatë babai i Kristit, Renato Panajoti është shprehur, se kjo fatkeqësi mund t’i ndodhë kujdo nëse shteti nuk reagon. “Qoftë ky kurbani i fundit për qytetin e Vlorës, kërkojmë drejtësitë ndëshkohen përgjegjësit deri tek instancat më të larta”!/BW

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here