Vlorë, konflikti për parkingun me pagesë, arrestohen dy autorët

0
182

Pas konfliktit mesditën e djeshme mes punonjësve të kompanisë të parkimit me pagesë dhe një qytetar, blutë e qytetit të Vlorës kanë arrestuar  këtë të fundit së bashku me mikun e tij. Në pranga kanë rënë Eduard Alikaj 44 vjeç dhe Hënes Dalipaj 30 vjeç. Arrestimi i dy vlonjatëve u bë pasi pas një konflikti për shkak të parkimit të automjetit, situata është agravuar deri në përdorimin e thikës ku mbetën të plagosur vëllezërit Fitim, Celo dhe Edison Veizaj, punonjës të “TIS Park shpk”.

 

Gjithashtu i dëmtuar ka mbetur edhe i arrestuari Eduard Alikaj, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal të qytetit të Vlorës. Bllokimi i makinës së Alikajt në parkingun me pagesë në qytetin e Vlorës është bërë shkak për një konflikt mes 44 vjeçarit e mikut të tij Hënes Dalipaj dhe punonjësit të kompanisë “TIS Park shpk”.

 

Edi Alikaj 44 vjeç kishte parkuar mjetin e tip ML me targa  AA 777 KP dhe kishte refuzuar të bënte pagesën prej 50 lekësh në orë. Alikaj është konfliktuar  fillimisht me njërin nga vëllezërit, debat i cili ka përfunduar me konfrontim fizik, më pas të  thirrur nga i vëllai janë afruar edhe dy vëllezërit e tjerë të cilët kanë qenë duke konsumuar kafe në një bar aty pranë duke agravuar situatën deri në përdorimin e mjeteve prerëse.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here