Ka nisur kërkimi për gjetjen e Carmen, një vajzë të vogël dhe të ëmbël që ka shkruar një letër për Babagjyshin e Vitit të Ri, duke shprehur edhe dëshirën e saj më të madhe: Të gjejë një punë për babain e saj, kështu ai “do ishte i lumtur”.
Pak rreshta që kanë prekur të gjithë, jo vetëm stafin e qendrës tregtare Apollo në Casapulla në provincën e Casertës, që janë vënë menjëherë në lëvizje për të gjetur vajzën e vogël.
Në faqen në Facebook të saj, qendra tregtare ka bërë të ditur se vajza e ka lënë letrën disa ditë më parë, të cilën e ka bërë publike.
“I dashur Babagjyshi i Vitit të Ri, doja që të të thoja se jam sjellë dhe jam bërë një vajzë e mirë, kam dëgjuar mamin dhe kam marrë vetëm 10. Për Vitin e Ri do doja që babai im të gjente një punë, e kështu do të ishte i lumtur”.
Vetëm në fund të letrës vajza guxon e i kërkon një dhuratë Babagjyshit: Dua një balerina Xhulia.
Postimi mësohet se ka marrë mijëra shpërndarje, ndërsa media italiane ka nisur kërkimet për të gjetur vajzën e vogël, Carmen.