Kreditorët i pezullojnë Greqisë këstin e radhës

0
178

Kreditorët e Greqisë kanë pezulluar dhënien e këstit të radhës për Greqinë. Shkak është bërë vendimi i qeverisë greke për të shpenzuar 617 milionë euro në dhënien e një ndihme për pensionistët për festat e fund vitit.
Mekanizmi i Stabilitetit në Evropë, institucioni që ndihmon qeveritë e eurozonës që kanë problem, thotë se nuk është pyetur për këtë shpërblim.

Me këtë vendim të qeverisë së Cipras, marrëveshja për dhënin e ndihmës financiare është pezulluar.

Marrëveshja për uljen e borxhit u arrit më 5 dhjetor dhe ka si synim uljen e interesit të borxhit për Greqinë.

Qeveria e Cipras ka vendosur që t’u japë një bonus të gjithë pensionistëve që marrin më pak se 800 euro, por pa u konsultuar me përfaqësuesit e eurozonës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here