3 orë ndjekje në det, policia italiane arreston shqiptarin me 761 kg kanabis

0
230

Pas tre orësh ndjekje në det, Policia e Shtetit në bashkëpunim me Guardia di Finanza, kanë mundur të kapin shqiptarin që po transportonte me gomone drejt Italisë, rreth 761 kg kanabis të paketuar.

Sakaq në pranga është vënë vlonjati 29-vjeccar me inicialet E.M, dhe një shtetas italian.

“Pas sinjalizimit nga Policia e Shtetit nëpërmjet Zyrës Interforce dhe Nuklit detar në Durrës të Guardia di Finanza, reparteve operative të Guardia Di Financës në Bari dhe Lecce iu deshën rreth 3 orë për ta interceptuar mjetin lundrues të ngarkuar me lëndë narkotike, i cili u kap 10 milje afër Sant Andreas në Lecce”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Mjeti lundrues gomone ishte rreth 8 metra i gjatë i pajisur me motorë të fuqishëm për lundrim.

Sakaq, vijojnë procedurat për zbulimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në rrjet.

15491629_224248148001029_142829790_o 15424477_224248131334364_1510883971_n

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here