Samsung do ta mposhtë Apple-në në luftën e celularëve të mençur më 2017, duke përfshirë veçori në Galaxy S8 që tashmë janë përfolur që një kohë të gjatë – ekran OLED pa bezel dhe një buton virtual të ngjitur në ekran.
Bloomberg tha sot se Samsung është duke u bërë gati për lansimin e celularit të ri në muajin mars, por që mund të shtyhet për disa muaj për shkak të analizimit të debatit rreth Note 7, i cili shkaktoi shumë polemika për shkak të shpërthimit të baterisë,raporton expres.
Pajisja pa bezel do të vijë në madhësi të ngjashme me modelet S7 – 5.1 inç dhe 5.5 inç.
Samsung gjithashtu pritet të prezantojë një asistent personal me zë AI i cili do të jetë në gjendje të lexojë mesazhe, të dërgojë mesazhe, të bëjë thirrje dhe të menaxhojë kalendarin.