Elbasan/ Arrestohet hajduti i banesave, 5 vjedhje në një muaj

0
178

Policia e Elbasanit ka arritur të ve në pranga një 30 vjeçar pasi akuzohet se në harkun e një muaji ka kryer 5 vjedhje banesash dhe lokalesh. Shtetasi Andrit Hudhri, 30 vjeç, banues në fshatin Katund i Ri mësohet se hynte në banesa dhe vidhte sende të ndryshme.
Vjedhjet e dokumentuara
Më datë 06.12.2016 në Lagjen “Skëndërbej” dyshohet të ketë vjedhur disa sende në banesën e shtetasit M.B, 59 vjeç. Grupi hetimor sekuestroi në cilësinë e provës materiale sendet e vjedhura, një biçikletë, një palë pinca si dhe disa çelësa
Më datë 02.12.2016 në Lagjen “Shënkoll” dyshohet të ketë vjedhur banesën e shtetasit B.C, 59 vjeç.
Më datë 17.11.2016 në Lagjen “Emin Matraxhiu” dyshohet të ketë vjedhur biçikletën e shtetasit V.D, 62 vjeç, në Lagjen “28 Nëntori” dyshohet ti ketë vjedhur 40.000 lekë shtetasit A.SH, 65 vjeç.
Më datë 26.11.2016 në Lagjen “5 Maji” dyshohet të ketë vjedhur lokalin e shtetaist Q.Ç, 61 vjeç.
Më datë 12.11.2016 në fshatin Tregan dyshohet të ketë vjedhur banesën e shtetasit B.B, 51 vjeç.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here