Tragjedia e Chapecoense, zbulohen fakte shokuese: Piloti kishte një mandat arresti

0
228

Vazhdojnë të zbulohen detaje të reja shqetësuese për tragjedinë e Medellin, e cila shkaktoi vdekjen e 71 personave, mes tyre edhe shumë futbollistëve të skuadrës braziliane të Chapecoense.

Sipas website brazilian ’Lance.com’, ministri i mbrojtjes së Bolivisë, Reymi Ferreira, ka deklaruar që Migurel Quiroga, pilot I avionit të rrëzuar, kishte një mandat arresti në vendin e tij.

Sipas deklaratës së politikanit, piloti kishte dezertuar nga Forcat ajrore boliviane, para diplomimit, një sjellje e ndaluar kjo në vendin amerikano jugor. Miguel Quirago, humbi jetën në moshën 36 vjeçare, gjatë tragjedisë së Medellin, dhe ai e kishte evituar burgun falë një ankese që kishte bërë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here