Komisioni i Ligjeve, 10 mln lekë shtesë fondit për Presidencën

0
57

Komisioni i ligjeve ka miratuar vetëm me votat e mazhorancës buxhetin e vitit 2017 në diskutimin e tij nen për nen, ku relatori Dashamir Peza listoi dhe ndryshimet që janë marrë parasysh pas kërkesave të disa institucioneve, mes tyre edhe ai i Presidentit të Republikës, por jo në shifrën e kërkuar prej tyre.

Deputeti demokrat Eduard Halimi tërhoqi vëmendjen, duke kërkuar buxhet më të madh për sigurinë‎, duke iu referuar ngjarjes së rëndë të ndodhur në qytetin e Fierit.

Tashmë i takon Komisionit të Ekonomisë që të vendosë përfundimisht nëse këto ndryshime do të merren parasysh apo jo‎.

Gjithashtu pritet të shihet dhe qëndrimi i Presidencës, e cila ka deklaruar se, nëse nuk merret parasysh kërkesa e saj për shtesë prej 20 milionë lekësh, do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.tch

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here