Mori 50 mijë europër një çështje, shtyhet seanca për gjyqtaren Majlinda Andrean

0
197

Majlinda Andrea për herë të fundit pragun e gjykates se Larte e kaloi si anëtare e kesaj gjykate, ndaj paraditen e së hënës vendosi të mos e kalonte po të njëjtin prag si e pandehur. Dosja e anëtares së pezulluar të Gjykatës së Lartë, paraditen e së hënës pati përballjen e parë me kolegët, të cilët duhet të japin drejtësi për procesin, ku Andrea së bashku me burrin dhe tre persona të tjerë janë të akuzuar për korrupsion. Përballë trupës gjykuese të kryesuar nga gjyqtarja Evelina Qirjako, kanë qenë vetëm prokurori i çështjes Arben Kraja dhe avokatët e të pandehurve. Për mbi 1 orë, aq sa ka zgjatur seanca, kolegji penal dëgjoi pretendimet e palëve. Në seancën e parë të këtij procesi avokatët kërkuan që të shuhej masa e sigurisë ndaj gjyqtares Andrea si dhe deklarimin e papërdorshëm të përgjimeve, pasi sipas tyre ato janë të jashteligjshëm.

Ndërsa avokati i Odise Andresë, bashkëshortit të gjyqtares së Gjykatës së Lartë, i cili vazhdon të jetë person në kërkim, i kërkoi gjykatës së Lartë një masë më të lehtë për klientin e tij, në mënyrë që ai të jetë i pranishëm në seancë. Shfuqizimin e vendimit të përgjimeve kërkoi dhe avokati i Odise Roshit. Nga ana e tij prokurori Arben Kraja kërkoi që të njihet me kërkesat paraprake. Në përfundim të seancës kryesuesja e trupit gjykues vendosi që seanca e radhës të jetë më 12 dhjetor.
Gjyqtarja Majlinda Andrea se bashku me bashkëshortin e saj Odhise Andrea akuzohen për korrupsion pasiv. Ata akuzohen se kanë marrë 50 mijë euro nga dy persona për të dhënë një vendim në favor të tyre për një çështje  pronësie.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here