E vërteta e një përkthimi/ Dashakeqësi, injorancë  apo “lojë politike”?!

0
285

Nga Romana e BE-së dhe Ranieri i EURALIUS tek Gjykata Kushtetuese dhe Komisioni i Venecias

Gëzim Saliu

Kur pak ditë më parë, kreu i PD- së Lulzim Basha u citua nga  mediat se kishte pohuar në  mbledhjen e grupit parlamentar  për një gabim në përkthimin e  ligjit të Vettingut të dërguar nga  Kushtetuesja në Komisionin e Venecias, pak kush besoi në vërtetësinë e këtij qëndrimi. Nga  shumica parlamentare dhe media të caktuara  kjo deklaratë u ironizua në masë të gjerë, duke  u cilësuar si një tjetër tentativë e demokratëve  për të vonuar edhe më shumë zbatimin e ligjit kryesor të reformës në drejtësi, me qëllim bllokimin e hapjes së negociatave të vendit në  Bashkimin Evropian. Duke i mbetur besnik  linjës së scoialistëve për një bllokim opozitar të proçesit të integrimit të vendit, shumë kush në rradhët politike e shoqërore e rradhiti  deklaratën e Bashës për përkthimin “gabim”  të ligjit si pretekstin e rradhës. Por në fakt rezultoi se nuk kishim të bëni me një “bllof” të demokratëve. Vendosja në peshore e ligjit të  Vettingut në variantin shqip të tij dhe atij të  përkthyer në anglisht, vërtetoi se ndryshimet mes dy drafteve ishin të dukshme. Në mjaft terma të drafti u hasën kuptime të ndryshme të fjalëve apo koncepeteve. Pas zbardhjes së këtyre gabimeve në përkthim, debati është përqëndruar tek prapaskenat e çështjes që përfshijnë zyrën  e EURALIUS-it në vend, palët e përfshira direkt në proçes si edhe Gjykatën Kushtetuese. Kush qëndron mbrapa këtij gabimi? Ishte dashakeqë-
si, injorancë apo lojë politike?

Përkthimi dhe integrimi

Misioni EURALIUS është një entitet i Bashkimit Evropian i cili ndihmon Shqipërinë në jurisprudencë, reforma ligjore dhe kushtetuese. Ky mision është autori i përkthimit në anglisht të ligjit të Vettingu-t, përkthim i cili pas krahasimit
me variantin shqip rezultoi se ka gabime që
ndryshojnë kuptimin e neneve. Mësohet se disa gabime në përkthim kanë të bëjnë me ndryshime që ekzistojnë mes dallimeve gjuhësore latine që prekin pjesën shqiptare dhe atyre anglo-saksone që përdoren nga ekspertët e misionit. Ndërkohë për një pjesë tjetër të gabimeve, dyshimet e palëve të përfshira në proçes shkojnë Dashakeqësi, injorancë  apo “lojë politike”?!
Nga Romana e BE-së dhe Ranieri i EURALIUS tek  Gjykata Kushtetuese dhe Komisioni i Venecias deri në njëanshmëri politike.  Sipas burimeve të gazetës ka qenë ky variant i EURALIUS i përkthyer në anglisht që është  përdorur nga Gjykata Kushtetuese për t’u dërguar për opinion në Komisionin e Venecias. Gjithçka u kuptua nga një analizë e ligjit në variantin anglisht nga një prej ekspertëve të PD-së  (i cili ka qenë pjesë e grupit të ekspertëve për reformën në drejtësi), i cili ka vënë re gabimet e rënda që ekistonin në krahasim me variantin shqiptar të ligjit të votuar në Parlament. Në këto kushte PD ka vënë menjëherë në dijeni Gjykatën Kushtetuese për gabimet që ekzistonin në variantin anglisht, duke kërkuar ridërgimin e ligjit me një variant të saktë. Në këtë mes, krahas faktorëve të jashtëm, nuk mund të mohohet edhe neglizhenca e Kushtetueses, e cila pa e vënë shumë “ujin në zjarr” dërgoi në Komisionin e Venecias një ligj të përkthyer me gabime nga varianti original. Megjithatë, Kushtetuesja u detyrua ta përkthente me ekspertë të tjerë ligjin e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve për t’ia dërguar sërish Venecias (tre ditë më parë). Komisioni i Venecias pritet ta mbyllë draftin final në datë 7 dhjetor dhe t’i dërgohet Gjykatës Kushtetuese e cila mbi bazën e këtij opinion do të vendosë nëse do ta rrëzojë ose jo ligjin e Vettingut. Ndërkohë në mes të dhjetorit, pritet të jepet edhe vendimi i Këshillit ekzekutiv të BE-së lidhur me hapjen ose jo të negociatave të Shqipërisë. Ky Këshill do të vendosë mbi rekomandimin e KE-së, ku me shumë mundësi pritet që vendi të marrë një raport të ndërmjetëm dhe vendosja e datës së hapjes së negociatave do kryhet vetëm pas zgjidhjes së çështjeve që janë cilësuar si thelbësore për procesin.

Kush fshihet pas gabimit?

Përkthimi me gabime e me ndryshime thel-
bësore në kuptim i një ligji nga variant origjinal sigurisht që përbën jo vetëm një çështje debate, por edhe misteri. Tre ditë më parë tvKlan vuri në dukje gabimet me përkthimin e ligjit të Vettingut, duke mos munguar edhe me dyshimet për keqdashje nga ana e misionit të EURALIUS. Vetë opozita pretendon se ka gabime në përkthim në 14 nene të ligjit të Ventingut dhe në tre nene të Kushtetutës, gabime që sipas demokratëve tjetërsojnë kuptimin dhe veprimin e ligjit. Dhe për të shtuar edhe më shumë debatet dhe dyshimet në këtë çështje, ishte edhe largimi i papritur i shefit të EURALIUS në Tiranë, Rainer Deville, i cili që prej një jave nuk ndodhet më në Shqipëri. E gjendur në targetin e akuzave dhe e dyshuar si e përfshirë njënashmërisht në proces që prej nisjes së debatit për reformën në drejtësi, zyra e delegacionit të Komisionit Evropian në Tiranë duke iu përgjigjur interesit të tvlan nuk e mohoi dje që përkthimi i ligjit është bërë nga EURALIUS, por tha se përgjegjësinë për ta verifikuar atë e kanë
autoritetet shqiptare. “EURALIUS IV u siguron asistencë teknike institucioneve përfituese dhe palëve të interesuara lidhur me sektorin e drejtësisë në Shqipëri, në kuadrin e praktikave më të mira të BE-së dhe standardeve përkatëse evropiane. Komisioni Evropian e përgëzon këtë an-
gazhim. Institucionet shqiptare janë përgjegjëse për komunikimet zyrtare me palët e treta dhe sigurojnë nën përgjegjësinë e tyre transmetimin
zyrtar të dokumenteve ligjore që përbëjnë një pjesë të legjislacionit të brendshëm zyrtar”.Ndërkohë që një tregues më shumë në vërtetimin e faktit se ishte EURALIUS ai që e përktheu gabim variantin shqiptar të ligjit në anglisht është vetë deklarata e deputetes socialiste Vasilika Hysi. Kjo e fundit pak kohë më parë, kur Kushtetuesja po përgatitej të niste për opinion në Venecia ligjin për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, do të deklaronte në rrjetin social në FB se Gjykata nuk kishte aspak nevojë të harxhonte kohë me përkthim , pasi versioni anglisht i ligjit gjendej në faqen e EURALIUS. “Po dëgjoj lajmin se është përkthyer për tre ditë ligji i vettingut! Fitore e madhe!!!. Po, ligji i vettingut ka qenë në shqip dhe në anglisht. Për të gjithë personat e interesuar, ligjet në gjuhën angleze mund të gjenden në faqen zyrtare të internetit të misionit EURALIUS”, shkruante Hysi. Dhe në fakt Kushtetuesja ka përdorur pikërisht këtë variant të EURALIUS për ta dërguar për opinion në Venecia. Kreu i Kushtetueses Bashkim Dedja, deklaroi dy ditë më pare se ligji për rivlerësimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve ishte përkthyer nga EURALIUS. Por përtej debatit për gabimin në përkthim, ajo që has më shumë diskutim në gjithë këtë çështje është se kush qëndron pas këtij gabimi. Opozita akuzon për ndërhyrje të qëllimshme gjatë përkthimit, në disa nene të rëndësishme.

Po ashtu ekspertë të jurisprudencës kanë hedhur dyshime se gabimet në përkthim kanë  qenë te qëllimshme për të manipuluar opinionin e Komisionit të Venecias lidhur me ligjin e Vettingut. A është zyra e EURALIUS e përfshirë  në këtë çështje përmes interesave politike apo  gabimet e përkthimit vijnë thjesht nga mos dakordanca mes termave? Po delegacioni i KE-së në Tiranë cfarë lidhje ka me çështjen?  Për misionin e EURALIUS gabimit në përkthim nuk janë të vetmet kritika të bëra përgjatë këtyre viteve kur ai ushtron aktivitetin në Shqipëri. Pak kohë më parë në diskutimet e reformës në drejtësi, ky mision pavarësisht se ishte përfshirë thelbësisht në proces, nuk nguroi të shfaqte njëanshmëri politike gjatë debateve mes palëve. Kështu mjafton të kujtojmë një mbledhje të komisionit të reformës në drejtësi të datës 23 gusht, ku opozita këmbëngulte për rishikim të draftit të hartuar të ligjit të Vettindut, duke sygjeruar negociata të mëtejshme për të hequr pjesë antikushtetuese sipas saj në ligj. Por kreu i këtij misioni në formë të prerë, shmangu cdo mundësi dialogu duke i qëndruar deri në fund variantit të propozuar.  “Ka një opinion të paraqitur nga EURALIUS, i cili është vetëm 3 faqe e gjysmë, ku më pak se 3 faqe apo edhe më pak se kaq janë komente teknike, të cilat janë të pamjaftueshme për të reflektuar shqetësime të karakterit principial, të substancës apo qoftë edhe të draftimit të opozitës. Kjo nuk është praktikë që çon në një produkt më të mirë, në efikasitet të komisionit dhe në fund fare gjithëpërfshirje dhe konsensus”, deklaronte në atë kohë në komision demokrati Bylykbashi. Në përgjigje të shqetësimeve të opozitës, shefi i EURALIUS foli për mos kalim vijash të kuqe. “Nuk duhet ndryshuar sistemi i parashikuar aktualisht në Kushtetutë, pasi
kjo do të përbënte një tejkalim të vijës së kuqe”. Më tej është zbuluar se EURALIUS ka ndryshuar në përkthim edhe përmbajtjen e disa prej ndryshimeve kushtetuese të votuara me consensus mes palëve në 21 korrik. Në nenin B të Kushtetutës, në variantin shqip thuhet se; “Operacioni ndërkombëtar i monitorimit i jep rekomandime Kuvendit lidhur me kualifikimin dhe përzgjedhjen e kandidatëve për pozicionin e anëtarit të Komisionit, gjyqtarit të Kolegjit të Apelimit dhe Komisionerit Publik”. Ndërkohë në variantin anglisht të EURALIUS i shtohet pjesa, “sipas atyre që parashikon ligji”. Kjo shtesë, në versionin anglisht, të publikuar në faqen zyrtare të Komisionit të Vene-
cias, sipas opozitës, i jep kuptim tjetër nenit. Po ashtu në nenin C, në variantin shqip thuhet se Komisioni dhe Kolegji i Apelimit publikojnë vendimet e tyre, si dhe çdo informacion tjetër të nevojshëm të marrë nga publiku. Ndërkohë në versionin anglisht thuhet se informacionet  e nevojshme të marra nga publiku mund të
merren në konsideratë.

Po Romana Vlahutin?

Një numër mediesh televizive, të shkru-
ara dhe online raportuan pak kohë më parë  se kreu i delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë Romana Vlahutin, ishte proceduar në vendin e saj të origjinës për fshehje pasurie. Raporti i transmetuar fillimisht nga Klan i referohej një dokumenti të Komisionit për Konfliktin e Interesit në Parlamentin Kroat. “Ambasadorja e Bashkimit Europian në Tiranë, Romana Vlahutin, është proceduar në vendin e saj, Kroaci, për mosdeklarim të të dhënave të sakta mbi pasurinë, duke shkelur ligjin për parandalimin e konfliktit e interesit, një instrument i rëndësishëm për parandalimin e korrupsionit,” thuhej në media. Lidhur me këto akuza në atë kohë reagoi edhe delegacioni i BE-së në Tiranë që theksoi se ambasadorja i kishte bërë të gjithë deklarimet e duhura sipas ligjit. “Ambasadorja Vlahutin u largua nga pozicioni i Këshilltarit për Punët e Jashtme të Presidentit të Kroacisë më 30 shtator 2014, dhe ka dorëzuar formularin e deklarimit sipas të gjithë parametrave, përfshirë informacione mbi pagën mujore, pasuri të paluajtshme dhe kredi, si për veten e saj, ashtu edhe për anëtarët e familjes së afërt,” kishte pohuar Delegacioni. Ndërkohë që gjatë diskutimeve të nxehta për reformën në drejtësi, ambasadorja e BE-së, e cila ishte një ndër palët më të përfshira në process së bashkua me ambasadorin e SHBA, u kritikua nga opozita dhe mediat lidhur me rolin e saj. Sipas kritikëve, ambasadorja Vlahutin u pozicionua fort në krah të mazhorancës qeverisëse, specifikishtr në mbështetje të kryeministrit e kreut të Komisionit për reformën në drejtësi Fatmir Xhafaj. Megjithatë për këto kritika herë nën zë e herë publike, ambsadorja preferoi të mos prononcohej duke vënë vetëm theksin tek rëndësia e përmbylljes së reformës në drejtësi. Ndërkaq dje ish-kryeministri Sali Berisha komentoi falsifikimin e ligjit të Vettingut në versionin anglisht që është dërguar në Komisionin e Venecias. Përvec akuzave ndaj kryeminsitrit Rama dhe socialisti Xhafaj, ish-kryeministrin
tha se më skandaloze ishte heshtja e ambasadores së KE në Tiranë, Romana Vlahutin. Sipas Berishës, kjo e fundit është e njohur për njanësinë e saj shembullore në këtë proces. “Falsifikimi nëpërmjet përkthimit, me shtim fjalish në anglisht që nuk ekzistojnë, në tekstin e neneve të Kushtetutës nuk është standard europian, por antieuropian. Ky është një akt mafioz korruptiv dhe i turpshëm, poshtërues
për Shqipërinë, i mafies qeveritare, që meri-
ton ndëshkim. Ekzekutimi i këtij akti korruptiv skandaloz është realizuar nga Rama-Xhafa nëpërmjet segmenteve të caktuara të misionit të Euralius! Sulmet që iu bënë opozitës nga Rama, e cila konstatoi se tekstit të neneve të Kushtetutës, të dërguar në Komisionin e Venecias në variantin anglisht, i janë shtuar fjali që nuk janë votuar në parlament, dëshmojnë se ky është një veprim mafioz korruptiv i tij. Por dhe heshtja para këtij skandali e ambasadores Vllahutin, e njohur tashmë për njëanësinë e saj shembullore me qeverinë, flet jo pak dhe e akuzon dhe këtë të fundit. I bëj thirrje Komisionit Europian të hetojë shkaqet dhe rrethanat e këtij akti korruptiv mafioz të qeverisë në bashkëpunim me segmente të misionit të Euralius në Tiranë, që nuk ka asgjë të përbashkët me vlerat dhe parimet europiane!”, theksoi Berisha.

GABIMET NË PËRKTHIMIN E LIGJIT TË VETTINGUT

• Në nenin 8 në variantin shqip tyë ligjit të Vettingut (të votuar në Parlament  nga mazhoranca) thuhet se Lista për votim përmban kandidatë të cilët plotësojnë kriteret formale, përveç atyre që nuk janë rekomanduar nga operacioni ndërkombëtar i monitorimi. Ndërkohë në variantin anglisht të përkthyer nga EURALIUS, thuhet se,: “përveç atyre që janë rekomanduar”.
Pra është hequr fjala “nuk”, çka i jep tërësisht tjetër kuptim këtij neni.

• Në nenin 33 në lidhje me hetimin e pasurisë thuhet në variantin shqip se
ILDKPKI, mund të kërkojë nëpërmjet drejtorisë së përgjithshme të paran-
dalimit të parave ose ministrisë së drejtësisë, dokumente që përdoren
jashtë shtetit nga subjektet e rivlerësimit dhe personat e lidhur me ta. Por në variantin anglisht të përkthyer nga EURALIUS kjo fjali është hequr.

• Në nenin 33 në shqip thuhet se kontrolli i figurës zhvillohet bazuar në prova të sakta. Ndërkohë në variantin anglisht thuhet sipas provave më të sakta, duke e relativizuar saktësinë e provës.

• Në nenin 49, në versionin shqip të ligjit përsa i përket deklaratës së dhënë nga dëshmitari apo eksperti është fjala “procesi penal”, fjalë e cila shndër-
rohet në variantin anglisht është shndërruar në “proces rivlerësimi”.

20161203_113952

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here