Lidhur me hapjen e negociatave, Basha tha se kryeministri Rama e dinte 6 muaj para që nuk do të hapeshin negociatat për anëtarësim për në BE. “Edi Rama e dinte që negociatat s’do të hapeshin që para se të vinte deputeti i CDUsë. Edhe Meta e dinte këtë, edhe ne gjithashtu. Para gjashtë muajsh, ministri Bushati ka takuar Krichbaum në Gjermani dhe i është thënë se çfarë problemesh ka Shqipëria. Po kështu, para 1 jave e gjysmë, Bushati është takuar me ministrin e Jashtëm gjerman dhe i është thënë e njëjta gjë. Kështu, Rama e dinte dhe Bushati nuk e ngriti si çështje hapjen e negociatave”, tha Basha. Ai ka shtuar se sulmi i Ramës ndaj Krishbaun është i paprecedentë.